Bota
Trump: Është e vështirë të arrihet marrëveshje me BE-në
Trump vuri në dukje se nuk do të ishte e lehtë dhe se “është shumë e vështirë të arrihet një marrëveshje me BE
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka thënë udhëheqësit britanik, Boris Johnson, se ai ‘bashkëndihet’ me përpjekjet e tija për të arritur një marrëveshje mbi Brexit, duke sugjeruar që Bashkimi Evropian do të jetë i pakompromis dhe vështirë se do të arrihet një marrëveshje.
Duke folur në fund të samitit të G7 në Francë, Trump e lavdëroi hapur Johnson, i cili mori pushtetin muajin e kaluar, dhe tha se duhej të përpiqej të bënte diçka me Brexit-in, një detyrë që paraardhësja e tij, Theresa May, nuk kishte arritur të bënte.
Përkatësisht, ajo nuk mundi të arrijë një marrëveshje përmes Parlamentit tri herë dhe më pas u tërhoq nga pushteti dhe partia e saj.
Trump vuri në dukje se nuk do të ishte e lehtë dhe se “është shumë e vështirë të arrihet një marrëveshje me BE-në”.
“Thjesht, pyesni Teresa May”, u shpreh ai, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar Zvicra e nisi vitin e ri në të ftohtë të ashpër. Përveç verës së gazuar dhe...
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit