Lajme
Trump eliminon 10,000 vende pune në ristrukturimin e Departamentit të Shëndetësisë

Departamenti Amerikan i Shëndetësisë ka njoftuar të enjten shkurtimin e rreth 10,000 vendeve të punës si pjesë e një “ristrukturimi madhor”, lëvizja më e fundit nën administratën e Presidentit Donald Trump.
Në bazë të këtij riorganizimi, numri i të punësuarve me kohë të plotë në Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Humane (HHS) do të bjerë nga 82,000 në 62,000, përmes shkurtimit të vendeve të punës dhe masave të tjera si largimet vullnetare apo daljet në pension të parakohshëm, thuhet në një deklaratë për shtyp.
Shkurtimet prekin disa departamente dhe agjenci të mbikëqyrura nga HHS, përfshirë ato që merren me reagimin ndaj epidemive dhe miratimin e barnave të reja.
“Ky riorganizim do të jetë një zgjidhje e favorshme për taksapaguesit,” deklaroi Sekretari i Shëndetësisë, Robert Kennedy Jr., transmeton albinfo.ch.
Ish-avokati mjedisor mori detyrën në mes të shkurtit, duke premtuar të luftojë institucionet që, sipas tij, “vjedhin shëndetin” e amerikanëve. Emërimi i tij u kundërshtua ashpër nga shumë profesionistë të shëndetësisë dhe shkencëtarë, veçanërisht për shkak të qëndrimeve të tij kundër vaksinave.
“Riorientim” i politikave
“Nuk po reduktojmë vetëm burokracinë, por po e riorientojmë organizatën drejt misionit të saj thelbësor dhe prioriteteve tona të reja për të frenuar epideminë e sëmundjeve kronike,” premtoi RFK Jr.
Plani përfshin reduktimin e numrit të departamenteve brenda ministrisë nga 28 në 15 dhe përgjysmimin e degëve rajonale.
Që nga kthimi i tij në pushtet, Donald Trump ka ndërmarrë shkurtime masive në qeverinë federale, masa që janë sfiduar edhe ligjërisht.
E-Diaspora
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih Besimtarët myslimanë shqiptarë kanë falur namazin e Fitër Bajramin në Sallën e Sporteve në Kloten, afër...
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
Jeta në Zvicër
-
Një në 12 banorë zviceranë mbetet nën kufirin e varfërisë Shkalla e varfërisë në vitin 2023 mbeti e qëndrueshme në Zvicër në 8.1%. Varfëria prek veçanërisht...
-
Cilat janë markat më të besuara në Zvicër?
-
Zyrat e zbrazëta mbushin qytetet zvicerane
-
Rekord: 200 mijë bileta për Festivalin në Zvicër shiten për 13 minuta
-
SBB fokusohet në linjat kryesore ndërsa ridizajnon trafikun rajonal