Bota
Trump do të ulë përgjysmë numrin e Green Cards për të huajt
Se politika amerikane kundër imigrimit ilegal nën presidentin Trump është ashpërsuar, ishte gjë e ditur. Por tani shkohet edhe një hap më tutje: Trump do të reduktojë ndjeshëm edhe imigracionin legal në SHBA
Ligji parashikon që në të ardhmen, dhënia e Green Card-eve të bëhet në bazë të një sistemi pikësh si në Australi e Kanada, të cilat vlerësojnë aftësitë e kandidatëve. Trump tha, se sistemi i ri do të vlerësojë ata të huaj që flasin mirë anglisht, kanë cilësi profesionale të caktuara dhe që mund të kujdesen për veten e fëmijët e tyre, tha Trump.
Trump kritikoi sistemin e deritanishëm, që jepet me llotari ose që preferon vetëm ata të huaj, që kanë lidhje familjare me SHBA-në. Në këtë mënyrë vijnë në vend shumë të huaj të pakualifikuar, që u marrin punën amerikanëve. Sipas Trump kjo rëndon “punëtorët amerikanë, taksapaguesit dhe burimet e komunave”. Nëse në të ardhmen vijnë më pak të pakualifikuar që shtyhen në tregun amerikan të punës, kjo krijon shanse për punëtorët amerikanë.
Projektligji i ri i përgatitur nga senatorët Tom Cotton dhe David Perdue parashikon shpërndarjen e më pak lejeve të qëndrimit për refugjatët deri në 50.000 në vit. Që nga ardhja në pushtet e Trumpit, qeveria amerikane vepron masivisht kundër emigrantëve ilegalë në vend.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit