Bota
Trump dhe mundësia për shkarkimin e tij nga Kongresi
Gjatë dy ditëve të fundit po përmendet gjithnjë e më shumë mundësia e ngritjes së akuzave ndaj Presidentit Trump, me synim shkarkimin e tij nga Kongresi. Megjithëse duken të pakta shanset që shumica republikane të fillojë një proces të tillë, situata mund të ndryshojë nëse demokratët fitojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e mesmandatit që mbahen në muajin nëntor. Ndërkaq vetë Presidenti u shpreh se nëse ngrihen akuza për shkarkimin e tij, tregu i aksioneve do të falimentojë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duket se po fillon një fushatë kundër mundësisë së shkarkimit të tij. Ai i tha kanalit Fox News se nëse ngrihen akuza për ta shkarkuar, atëherë ai mendon se tregu i aksioneve do të falimentojë. Në vazhdim, Presidenti ngriti pyetjen se si mund të ngrihen akuza për shkarkimin e tij, ndërsa ai po bën një punë të shkëlqyer, shkruan VOA, përcjell albinfo.ch.
Ngritja e akuzave për shkarkim është përmendur më shumë gjatë dy ditëve të fundit, pasi ish-drejtori i fushatës Trump, Paul Manafort, u gjet fajtor për tetë akuza nga një juri federale në shtetin Virginia.
Gjithashtu, ish-avokati i hershëm i Presidentit, Michael Cohen, u vetëdeklarua fajtor në një gjykatë të shtetit Nju Jork, për paratë e dhëna gjatë ditëve të fundit të fushatës elektorale të vitit 2016, për të blerë heshtjen e dy grave për marrëdhëniet e tyre intime me zotin Trump. Zoti Cohen deklaroi se pati vepruar sipas udhëzimeve të zotit Trump.
Disa ekspertë të politikës sugjerojnë se pranimi nga ana e zotit Cohen i shkeljes së rregullave për financimin e fushatave elektorale dhe implikimi që ai i bëri Presidentit mund të shërbejnë si bazë për ngritjen e akuzave për shkarkimin e Presidentit, por të tjerë janë skeptikë.
Aktualisht duken shumë të vogla shanset që shumica republikane në Kongres të organizojë procesin e ngritjes së akuzave për shkarkimin e Presidentit.
Megjithatë, nëse demokratët fitojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve gjatë zgjedhjeve të mesmandatit në muajin nëntor, atëherë do të kishin mundësinë të fillonin këtë proces ndaj Presidentit.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit