Kuriozitete

Trump del kundër Bitcoinit, e quan ‘mashtrim’

“Bitcoini, thjesht duket si një mashtrim”, ka deklaruar Trump, duke shtuar se “nuk më pëlqen, sepse është një monedhë tjetër që konkurron me dollarin”

Ish-presidenti i amerikan, Donald Trump, ka pohuar për Fox Business se ai e sheh Bitcoinin si një “mashtrim”, i cili ka ndikim në vlerën e dollarit amerikan.

“Bitcoini, thjesht duket si një mashtrim”, ka deklaruar Trump, duke shtuar se “nuk më pëlqen, sepse është një monedhë tjetër që konkurron me dollarin”.

Agjencia e lajmeve, BBC, tregon se ai ka shtuar se donte që dollari të ishte “monedha e botës”.

Mirëpo, këto komente të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vijnë në prapavijë të lajmeve nga El Salvador-i se planifikon të bëjë tenderin ligjor të kriptomonedhës.

Që prej fillimit të muajit maj, çmimi i Bitcoin-it ka rënë vazhdimisht dhe deri më tani nuk është rikuperuar.

Këto rënie të tij i atribuohen kryesisht Kinës që ndalon bankat dhe firmat e pagesave të ofrojnë shërbime në lidhje me transaksionet e kriptomonedhës, përcjell Albinfo.ch.

Gjithashtu i atribuohen edhe prodhuesit amerikan të makinave elektrike Tesla që ka njoftuar një javë para kësaj se nuk do të pranonte më monedhën.

Por, çfarë mendojnë ekspertët për një ‘kërcënim’ të monedhës nga Bitcoin-i?

Justin Urquhart-Stewart, bashkëthemelues i Seven Investment Management dhe platformës së investimeve Rajonale, mbron tezën që Bitcoin-i përbën një kërcënim të mundshëm të destabilizimit të monedhave. Kjo “sepse ai ka marrë hov në një mënyrë të tillë që ka krijuar një tërheqje popullore pa ndonjë forcë të shëndoshë financiare”.

Ai fajëson për rritjen e Bitcoin-it, figura të njohura publike si Elon Musk-u, për të cilët thotë se “duke u sjellë pa mend” e bëjnë publikun të perceptojë se kriptomonedha është e besueshme.

“Bitcoin-i është i rrezikshëm, sepse po përpiqet të krijojë një nivel besueshmërie për një vlerë jo të besueshme dhe tërësisht të pabazuar”, është shprehur ai për BBC.

“Shumë shpesh, lojtarët jo të sofistikuar tërhiqen në kohë të gabuar për diçka që ata mendojnë se mund të kenë një fitim të shpejtë, për ta nuk ka rëndësi se çfarë është, qoftë Bitcoin apo GameStop ose AMC, është diçka për të cilën mund të vësh bast”.

Ndër të tjera, ai ka treguar se ka edhe një prirje në rritje të të rinjve që e kanë hobi teknologjinë, të cilët po ndërmarrin rreziqe të mëdha, sepse nuk janë arsimuar si duhet për financat.

Dhe për të mbushur këtë vakum, Urquhart-Stewart beson se kurrikula kombëtare duhet të përfshijë edukimin se si të zhvillohen financat familjare ndër breza.

“Ajo çfarë kemi tani është një brez i ri tërheqësish që nuk kanë njohuri për planifikimin dhe zhvillimin financiar”, ka theksuar Urquhart-Stewart.

Ai ka shtuar se “ata e kuptojnë se si të blejnë dhe të shesin gjëra, por nuk kanë asnjë koncept se si të krijojnë pasuri më afatgjatë”.

Në kundërshtim me të, Neil Wilson, analisti kryesor i tregut për Markets.com, mendon se Bitcoin-i nuk është domosdoshmërisht një monedhë.

Ai thotë se për t’u kualifikuar si monedhë, Bitcoin-i duhet të ketë funksione të tilla si të jetë një njësi matëse, të sigurojë një depo të mirë me vlerë dhe të bëhet një mjet pagese.

“Unë e quaj Bitcoin-in më shumë si një siguri, si një aksion ose bono”, është shprehur Wilson-i.

Ai ka vijuar se “megjithëse vlerësohet gjerësisht, është shumë i paqëndrueshme për të qenë një monedhë, lëviz rreth e rrotull më shumë sesa shumica e aksioneve”.

Ai beson se njerëzit kryesisht po e blejnë Bitcoin-in për ta mbajtur dhe për të investuar, në vend që ta shpenzojnë shpesh atë.

Lidhur me deklaratën e Trump-it se kriptomonedha po kërcënon dollarin amerikan, ai nuk pajtohet, megjithëse mendon se mund të jetë një kërcënim i lehtë për arin.

“Mënyra me të cilën Amerika ushtron ndikim në botë është kryesisht dollari dhe nuk do ta heqë atë, kështu që unë nuk e shoh Bitcoin-in si një kërcënim të çfarëdo qoftë ai”, ka thënë ai.

Wilson-i ka shtuar se “qeveritë nuk i pëlqejnë njerëzit e tjerë që krijojnë para, ata duket se i tolerojnë kriptomonedhat për disa kohë, por ata përfundimisht do të vendosin monedhat e tyre digjitale dhe do të shtrydhin Bitcoin-in në marzhe”.