Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë

Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Suedi: Aktivitet letrar në kuadër të Muajit të Frankofonisë Në kuadër të aktiviteteve për Muajin e Frankofonisë, Ambasada e Kosovës në Suedi mori pjesë në...
-
Gjermani: Vjosa Blakaj merr titullin “Doktor Shkence”
-
Kosovari plagos tre persona në sulmin në Wetzikon
-
Kosovari akuzohet për vjedhje të makinerive me vlerë 280.000 franga
-
Poloni: Ansambli ‘Shota’ përfaqëson Kosovën në festivalin ndërkombëtar të folklorit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra shqyrton riaktivizimin e fortifikimeve të braktisura Ushtria zvicerane po shqyrton rikthimin në funksion të fortifikimeve të braktisura të periudhës së Luftës së...
-
Kompanitë zvicerane po i kthejnë punëtorët për të punuar nga zyra
-
Projektet pilot lehtësojnë aksesin në arsimin e lartë për refugjatët
-
Shumica e zviceranëve jashtë vendit kanë dy ose më shumë pasaporta
-
25-vjeçari i vrarë në front përkrah forcave ukrainase është nga Lozana