Koronavirusi: çast pas çasti
Trump bën thirrje që ilaçi kundër malarias të përdoret menjëherë kundër coronavirusit
Donald Trump ka bërë thirrje që një ilaç anti-malaria të përdoret për trajtimin e coronavirusit, “menjëherë”.
Të shtunën në mëngjes presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkroi në Twitter: “HYDROXYCHLOROQUINE & AZITHROMYCIN, të marra së bashku, kanë një shans të vërtetë për të qenë ‘një nga ndërruesit më të mëdhenj të lojës në historinë e mjekësisë’. FDA ka ‘lëvizur malet’ – Faleminderit! Shpresojmë se ato të bëra së bashku të vihen në përdorim”.
Ndërkohë në një postim tjetër, Trump ka shkruar: “Vendoseni në përdorim menjëherë. Njerëzit po vdesin, lëvizni shpejt dhe Zoti i bekoftë të gjithë!”
Donald Trump e kishte përmendur hidroksilkorin si një trajtim të mundshëm ditën e enjte, përpara se të qortohej publikisht nga Anthony Fauci, eksperti i tij kryesor në luftën kundër Covid-19.
Coronavirusi ka infektuar të paktën 18,000 njerëz në SHBA dhe ka vrarë më shumë se 270.
Por i pyetur nëse ilaçi ishte një zgjidhje premtuese, Dr. Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë të premten se “përgjigjja nuk është e sigurt”.
“Kjo nuk është bërë në një provë klinike të kontrolluar. Kështu që ju me të vërtetë nuk mund të bëni ndonjë deklaratë përfundimtare në lidhje me të”.
Dr Fauci i tha CNN se “nuk ka ilaç magjik”, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve Nestle duhet të ndërmarrë veprime për çmimet për të inkurajuar konsumatorët të blejnë mallrat e saj,...
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat
-
Gati 75% e dëbimeve të urdhëruara në Zvicër në vitin 2023 janë kryer