Bota
Tronditet Malta, vritet gazetarja që rrëzoi qeverinë
Malta është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Gazetarja hulumtuese, Daphne Caruana Galizia, ka humbur jetën pas shpërthimit të makinës me të cilën po udhëtonte, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Gazetarja kishte marrë së fundmi kërcënime për vdekje saqë kishte bërë dhe denoncime për këto raste disa ditë më parë. Galisia kishte marrë pjesë në investigimet për skandalet financiare si “Panama Papers” dhe “Malta Files”.
Shpërthimi i veturës ishte aq i fuqishëm saqë ka nxjerrë makinën jashtë rrugës. Gjithashtu edhe trupi i viktimës është gjetur jashtë mjetit që po udhëtonte. Ngjarja ka ndodhur jo shumë larg banesës së gazetares.
Ajo ishte e specializuar në gazetarinë investigative dhe njihej për akuzat e saj për korrupsion kundër kryeministrit të Maltës, Jozef Muskat. Sipas 53-vjeçares, pas kompanisë së karburantit “Egrant”, e cila u përfshi në skandalin e “Panama Papers”, qëndron bashkëshortja e kreut të qeverisë.
Akuza e gazetares se kryeministri dhe bashkëshortja e tij kishim llogari bankare jashtë vendit për të fshehur paratë që i vinin nga sundimtarët e Azerbajxhanit, rrëzoi qeverinë, megjithëse Muskat arriti t’i fitojë sërish zgjedhjet.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës Afro 105 mijë qytetarë në diasporë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit...
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland Për të konkurruar me vendpushimet malore më të mëdha dhe më të bukura si Davos dhe...
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër