Sporte Luftarake
Triumfon Faton Vukshinaj, synon të bëhet kampion bote
Boksieri shqiptar ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në karrierën e tij
Boksieri shqiptar, Faton Vukshinaj, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka shënuar fitore shumë të rëndësishme të shtunën mbrëma, shkruan albinfo.ch.
Ai ka triumfuar ndaj Nicolas Pitto, i cili ka dorëzuar meçin në raundin e parë, duke mos arritur t’i bëjë ballë goditjeve nga boksieri shqiptar.
‘Vullkani’ ka 14 fitore në boksin profesionist, prej tyre nëntë me nokaut dhe dy barazime.
Pas ndeshjes, Faton Vukshinaj foli për duelin e fituar dhe synimet në karrierën e tij. “Boksin nuk i dihet asnjëherë. Nëse më jepet mundësia e përfundoj sa më shpejt. Jam përgatitur shumë për këtë meç. Kemi bërë përgatitje profesionale. Unë gjithmonë jam i gatshëm të ngjitem në ring. Unë synoj të bëhem kampion bote. Unë e di se duhet shumë punë dhe kohë, megjithatë, nuk do të ndalem derisa të arrij synimet e mia”, është shprehur boksieri shqiptar në një intervistë ekskluzive për albinfo.ch.
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë