Tematike

Triumfi i qytetarëve me shtetësi të dyfishtë

Kombësitë e shumfishta në Zvicër një kohë të gjatë janë një realitet social. Por pa probleme nuk është statusi i tyre - një shikim mbi zviceranët e huaj, shkruan fillimisht prestigjiozja zvicerane “NZZ”.

Pas propozimit të sekretarit gjeneral të Federatës Zvicerane të Futbollit, Alex Miescher, për të larguar gjithë lojtarët helvetë të cilët kanë shtetësi të dyfishtë, Zvicrën e kaploi një debat i gjërë, megjithatë kjo nuk është hera e parë, përcjell albinfo.ch.

Në 2014 anëtari i Dhomës së Këshillit Rino Büchel (SVP) kërkonte të dinte sesa zviceranë me shtetësi të dyfishtë ka dhe si të nis pyetje lojaliteti kundrejt tyre. Në 2016 erdhi vendimi nga Dhoma e Këshillit që asnjë diplomat i huaj zviceran të mos ketë shtetësi të dyfishtë. Kjo vlejti deri vitin e kaluar, pasi sot nga 162 ambasadorë shtatë kanë dyshtetësi.

Rritja e numrit me dy shtetësi

Nga 1992 Zvicra lejoi dy shtetësinë, e cila gjeti gjithmonë e më tepër realitetin social. Nëse në 2000 ishte 8.6 përqind të banorëve zviceranë pasaportë të dytë, kjo shifër në 2016 arriti në 916.257 persona ose 17.3 përqind. Gjithsesi kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e martesave binacionale, ku fëmijët e këtyre çifteve kanë të drejtë për natyralizim nga të dy shtetet e prindërve.

Shumica e vendeve të BE (në përjashtim të Austrisë) dhe rreth gjysma e vendeve të botës lejojnë shtetësinë të dyfishtë.

Që shtetasit e dyfishtë mund të marrin pjesë në zgjedhje dhe angazhohet politikisht, nga aspekti demokratik nuk është pa probleme.

Kjo vlen edhe për diasporën zvicerane që numëron 560 mijë banorë. Persona si diaspora zvicerane e cila ka të drejtën e zgjedhjes në vendet e origjinës e kthen anasjelltas principin «no taxation without representation» në «representation without taxation».