Integrimi

Tri top-modelet e “Miss Germany 2020”, vishen nga kreatorja shqiptare

Kreatorja shqiptare Flora Suldashit ka dizajnuar veshjen e Tri top-modelet e Miss Germany 2020 Leonie Charlotte von Hase

Është bërë e ditur se kreatorja shqiptare Flora Suldashit ka triumfuar me dizajnet e veshjeve të tri top-modelet e Miss Germany 2020, transmeton albinfo.ch.

Pas mbajtes nga finalja e garës së vajzave më të bukura të Gjermanisë “Miss Germany 2020”, fituese ka dalë të jetë Leonie Charlotte von Hase.

Thuhet se në këtë vit garë ka marë një kthesë të madhe, pasi që, vajza që është kurorëzuar me këtë titull është një 35 vjeçe, që hapë një portë të re për vajzat që synojnë këtë titull edhe në një moshë më të madhe.

Vlen të theksohet se veshja e këtyre vajzave nuk është një risi, pasi që kreatorja shqiptare tash e sa vite kujdeset për dukjen e vajzave që synojnë më të bukurën e këtij shteti, shkruan kultplus.

Edhe këtë vit Flora Suldashi ka bërë kreacionet e kësaj gare, ku treshja më e mirë, pikërisht në momentin e kurorëzimit ishte e prezantuar me veshjet e Flora Suldashit. /Albinfo.ch.

Image result for Miss Germany 2020

Image result for Miss Germany 2020