Kinema
“Tri net film fest”, një pikëtakim mes filmit shqiptar dhe atij zviceran
Ben Apolloni: “Natyrshëm erdhi tek ne ideja që të krijojmë një festival që do të jetë pikëtakimi i kinematografisë shqiptare dhe asaj zvicerane (në gjuhën gjermane)”
Javën që vjen, më 16 nëntor, në Spreitenbach të Kantonit Aargau fillon festivali i filmit “Tri net film fest”, i cili, siç tregon dhe titulli, zgjat tri net. Albinfo.ch është sponsor medial i festivalit. Lidhur me idenë, përgatitjet, konceptin e këtij festivali, kemi zhvilluar një intervistë të shkurtër me përzgjedhësin e filmave që do të shfaqen këtu, regjisorin e njohur nga Prishtina, Ben Apolloni.
Albinfo.ch: Festivali “Tri net film fest” do të zhvillojë këto ditë edicionin e tij të dytë. Cila është ideja për organizimin e këtij festivali dhe përse pikërisht në Zvicër?
Ben Apolloni: Ideja për organizimin e këtij festivali ka ardhur nga bisedat me miqtë e mi të Studio “Aktrimi”, ku bisedonim për kulturën shqiptare dhe kulturën gjermane. Ne, shqiptarët, sidomos në shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, për shkak të emigracionit kemi qenë shumë të afërt me së pari me gjuhën gjermane, e përmes gjuhës, kanë rrjedhur deri tek ne edhe pika kulture (filma, libra, muzikë…). Prandaj, krej natyrshëm erdhi tek ne ideja që të krijojmë një festival që do të jetë pikëtakimi i kinematografisë shqiptare dhe asaj zvicerane (në gjuhën gjermane). E krijuam këtë festival filmi në Zvicër, pasi Studio “Aktrimi” është në në këtë shtet dhe vepron kryesisht në hapësirën gjermanishtfolëse të këtij shteti, që për ne është si një atdhe i dytë.
Albinfo.ch: Keni shpallur se bëhet fjalë për një festival të filmit të shkurtër. Në këtë kuadër, do të ketë, si dokumentarë, ashtu edhe filma artistikë (të shkurtër)?
B.Apolloni: Po, filmat edhe në këtë edicion do të jenë të metrazhit të shkurtër dhe do të ketë edhe filma artistikë. Pos një filmi të animuar, nga një regjisor zviceran, të tjerët janë filma të shkurtër artistikë.
Albinfo.ch: A do të ketë festivali karakter garues?
B.Apolloni: Edhe ky edicion, pra i dyti me radhë, do të jetë pa çmime. Shpesh festat e artit po zbehen në fund kur po ndahen çmimet, prandaj edhe sivjet kemi vendosur që deri në natën e fundi ta ruajmë festën. Por, për edicionet e radhës, do të shohim si do t’ia bëjmë. Çmimet nuk janë opsion që e kemi fshirë krejtësisht nga ideja e festivalit, por po mundohemi të gjejmë një zgjidhje se si të bëhet vlerësimi dhe të mos dëmtojë festën kinematografike që ne po e organizojmë me shumë dashuri.
Albinfo.ch: Festivalet e filmit zakonisht fokusohen në një temë a grup temash. Cili është fokusi i “Tri net film fest”?
B.Apolloni: “Tri net film fest” është duke i bërë hapat e parë e duke u rritur, me siguri se do të ndryshojë në formë e përmbajtje, por tani për tani në fokus të festivali janë filmat në gjuhën shqipe dhe gjermane.
Albinfo.ch: Ju jeni selektor (përzgjedhës) i filmave për këtë festival. Cilat kritere keni ndjekur për të bërë përzgjedhjen?
B.Apolloni: Unë i kam përzgjedhur filmat shqip dhe jam munduar që në edicionin e dytë të kemi filma nga vise të ndryshme shqiptare që rrëfejnë për kohëra dhe probleme të ndryshme. Kriteri artisik, gjithsesi, është i pari.
Albinfo.ch: Në njoftimet që keni shpërndarë deri më tani, përmendet edhe prania e filmave në gjuhën gjermane. Çfarë i lidh filmat shqip me ata gjermanisht, të përzgjedhur për këtë festival?
B.Apolloni: Po, do të ketë filma edhe në gjuhën gjermane. E përbashkëta e filmave është se janë histori njerëzore dhe njerëzit, pavarësisht dallimeve gjuhësore, sociale, etj., kanë shumë të përbashkëta.
Albinfo.ch: Gjatë përzgjedhjes së filmave, i jeni përmbajtur një “çelësi” për prezantimin proporcional të vendeve të prejardhjes: Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë?
B.Apolloni: Do të ketë filma edhe nga Shqipëria, edhe nga Kosova, edhe nga Maqedonia, por edhe një film shqip nga një regjisor shqiptar nga Zvicra.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka zbuluar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel....
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve
-
Zvicra mund të ndërtojë termocentrale të reja bërthamore
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Si mund të humbasin pronarët e shtëpive të dyta në Zvicër në ligjin e ri tatimor?