Lajme

Sonte, në Spreitenbach, fillon festivali “Tri net film fest”

Festivali i filmit “Tri net film fest” vjen nga 16-18 nëntor me edicionin e ri, të dytin me radhë dhe mbahet në Spreitenbach, Kantoni Aargau

Një grup i vogël entuziastësh të filmit dhe të dramës, të mbledhur rreth studios “Aktrimi”, Cyrih, ka marrë përsipër organizimin e një festivali të filmave shqip, në Zvicër.

Iniciativa është e hershme, por pas një edicioni, të mbajtur pak vjet më parë, pandemia dhe probleme të tjera bënë që ajo të ndërpritej.

Sidoqoftë, duket se ndërprerja ka qenë e përkohshme, pasi po ky grup ka vendosur të vazhdojë me festivalin.

Kështu, festivali i filmit “Tri net film fest” vjen javën ardhshme, nga 16-18 nëntor me edicionin e ri, të dytin me radhë dhe mbahet në Spreitenbach, Kantoni Aargau.

Platforma mediale Albinfo.ch është sponsor medial i festivalit.

Edhe ky edicion do të shfaqë filma të shkurtër në gjuhën shqipe dhe gjermane.

“Tri net film fest” është ngjarje që do të festojë kinematografinë dhe do të jetë pikë takimi e kineastëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra, Gjermania, Austria etj.

Programi i detajuar i shfaqjeve është si vijon:

Nata e parë

  1. “Rreth”, nga Jon Saqipi
  2. “Ekskursioni”, nga Leotrim Idrizi
  3. “Cash in the Streets”, nga Nik & Uros

Nata e dytë

  1. “Sofra e varrit”, nga Mirak Zymberaj
  2. “Dhurata e papritur”, nga Merita Cegrani
  3. “Scars”, nga Riccardo Schalcher
  4. “Persona Envy”, nga Director Prisselly

Nata e tretë

  1. “Një Fëmijë” nga Bekim Guri
  2. “Cadilac dhe manaferra” nga Suela Bako
  3. “Skenderi”, nga Sabri Pajaziti
  4. “Ninullë”, nga Adrian Asllani

Adresa: Sandackerstrasse 4, 8957, Spreitenbach, me fillim në orën 19.00.

Ju lutemi të bëni rezervimin tuaj sa më parë, pasi numri i vendeve është i kufizuar!