Lajme

Tri fshatrat zvicerane, ndër më të mirat në botë

Gruyères, Saas-Fee dhe Valposchia renditen si fshatrat më të bukura, me pamje piktoreske në botë

 

 

Gruyères, Saas-Fee dhe Valposchiavo u zgjodhën tri fshatrat, ndër më të mirat turistike në botë nga Organizata Botërore e Turizmit gjatë asamblesë së përgjithshme që u mbajt këtë javë në Madrid.

Vlen të theksohet se më shumë se 170 aplikime kishte të paraqitura, 44 u vlerësuan si “fshati më i mirë turistik”.

Si anëtare, Zvicra ishte në gjendje të dorëzonte tri aplikime, të cilat të gjitha u shpërblyen dhe asnjë vend tjetër nuk ka qenë kaq i suksesshëm.

Lokalitetet e bindën jurinë për fokusin e tyre të fortë në zhvillimin e qëndrueshëm, për afërsinë e tyre me aktivitetet bujqësore dhe për vlerën e shtuar lokale të krijuar nga turizmi në rajonet e tyre përkatëse. Përveç marrjes së trofeve simbolike, fituesit do të përfitojnë nga fushatat mediatike të OBT-së në mbarë botën.

Në verën e vitit 2021, tri fshatrat u përzgjodhën në një konkurs kombëtar nga një juri e përbërë nga përfaqësues të Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike, Zyrës Federale për Mjedisin dhe Turizmin e Zvicrës, e cila më pas paraqiti aplikimet në OMT. /Albinfo.ch