Foto Neymar Jr's Five
Sport
Tri ekipe shqiptare në Brazil, Kosova e Zvicra kualifikohen, Shqipëria jo
Zvicra është vendi i tretë që i bashkohet Kosovës dhe Shqipërisë me ekipin shqiptar Grejzat që po marrin pjesë në turnirin «Neymar Jr’s five» në Praia Grande të Brazilit.
Grejzat janë ekipi që po përfaqëson Zvicrën në këtë turnir dy ditor. Ndue Daka, Arbias Binaku, Leonard Krasniqi, Arbnor Salihaj, Shkelzen dhe Endrit Alushi, futbollin e kanë hobi dhe luajnë për qejf.
Ata përfaqësojnë Zvicrën dhe janë në mesin e 53 ekipe nga mbarë bota që po marrin pjesë në këtë turnir të quajtur Finalja Botërore e turnirit futbollistik «Neymar Jr’s Five», i cili ka filluar dje i ndarë në 9 grupe me nga 6 ekipe.
Zvicra ka luajtur dje në grupin C me Rusinë, Anglinë, Hungarinë, Egjiptin, Azerbejxhanin dhe është kualifikuar e dyta në grup pas Anglisë me tri lojë të fituara dhe dy të humbura.
Kosova në Grupin D është kualifikuar si e treta në grup pas Angolës dhe Kilit, duke lënë pas Argjentinën, Filipinët dhe Irlandën e Veriut.
Në Grupin A Shqipëria nuk ia ka dalë të kualifikohet pasi që ndaj Gjermanisë, Japonisë e Nigerisë ka humbur me rezultat të thellë 5-0 dhe 3-1 ndaj Lituanisë. Shqipëria ka fituar vetëm ndaj Kuvajtit 5-1.
Tre vendet e para janë kualifikuar për ndeshjet Knock-out, që do të luhen sot mes 32 skuadrave më të mira. Nëse Zvicra dhe Kosova arrijnë ta tejkalojnë këtë fazë, ata do të kualifikohen në qerek finale dhe në fund dy skuadrat më të mira ndeshen ndërmjet veti.
Sot në fazën “Knock-out” përballën Grejzat e Zvicrës ndaj Italisë dhe Simpatikët e Kosovës kundër Malajzisë.
Kampioni Botëror i këtij turniri do të luaj kundër ekipit të yllit të Barcelonës, Neymar dhe do të shpërblehet me një fundjavë me superyjet në Barcelonë
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik