Shkurt.ch
Treni japonez që lëviz 500 km në orë
Trenat japonezë që qarkullojnë me shpejtësi deri në 500 kilometra në orë kanë kaluar testin e parë.
Këta trena „aerodinamikë“ janë të njohur si trena me ngritje magnetike. Ata përdorin magnetin për t‘u ngritur mbi binarë dhe kështu shmangen fërkime dhe mundëson udhëtim shumë më të shpejtë dhe të qetë. Prodhuesit pohojnë se trenat e këtillë më pak ndotin ambientin se aeroplanët.
Pesë trena të serisë së parë kanë kaluar me sukses testin e parë. Testimi zyrtar do të fillojë në shtator, ndërsa udhëtimi i parë komercial është planifikuar më 2027.
Japonezët planifikojnë që deri më 2045 të ndërtojnë një linjë të veçantë hekurudhore që lidh Tokion me Osakan, raporton Daily Mail.
Japonia është lider në prodhimin e trenave „super të shpejtë“, por Kina është vendi i parë që ka vënë në funksion trena të shpejtë komercialë. „Shanghai Maglev“ është treni që është vënë në qarkullim në vitin 2004, dhe është duke lëvizur me një shpejtësi prej 430 kilometrash në orë. Projekti i tillë ka kushtuar 1.3 miliard dollarë.
E-Diaspora
-
“Kërcimi i Tropojës”, zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare (Video) ...
-
Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra