Kosova

Trendafilova: Gjykata Speciale mund të shqiptojë dënime me burgim të përjetshëm

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, gjatë vizitës në Kosovë ka thënë se Specialja mund të shqiptojë edhe dënime me burgim të përjetshëm.

“Gjykata mund të shqiptojë dënime me burgim të përjetshëm. Gjykatësit mbështeten në Kodin Penal të Kosovës dhe mund ta marrin në konsideratë”, ka thënë Trendafilova gjatë një diskutimi me shoqërinë civile në Prishtinë.

Vizita e saj u përcoll me protestat e aktivistëve të PSD-së.

Trendafilova ka thënë se nuk e di a do të ketë sërish bastisje.

“Gjykata dhe Prokuroria janë dy institucione të ndara. Pra, nuk e di dhe as nuk më intereson”, tha Trendafilova.