Integrimi
Tregu i punës për kroatët hapet vetëm gradualisht
Zvicra me protokollin special me BE-në ruan mundësinë që të hapë tregun e saj të punës për kroatët në mënyrë graduale gjatë shtatë viteve të ardhshme
Nga 1 korriku i këtij viti, kur Kroacia është bërë anëtare e Bashkimit Evropian, edhe marrëveshja për lëvizje të lirë brenda shteteve të BE-së dhe Zvicrës është zgjeruar edhe me Kroacinë. Por Zvicra mundet që në rast të ndonjë fluksi të madh të kroatëve në Zvicër te vendosë frenat.
Në të vërtetë Zvicra me protokollin special me BE-në ruan mundësinë që të hapë tregun e saj të punës për kroatët në mënyrë graduale gjatë shtatë viteve të ardhshme.
Pas kësaj periudhe Zvicra do të fitojë edhe në periudhë trevjeçare shtesë, në rast se migrimi i kroatëve shtohet me të madhe, bën të ditur Departamenti i drejtësisë i Zvicrës.
Qeveria e Zvicrës e ka dërguar projektin në parlament për miratim dhe kjo duhet të përfundojë deri më 28 nëntor të këtij viti. Po ashtu qeveria i propozon parlamentit të lejojë një fond prej 45 milionë frangash për të kontribuar në lehtësimin e hyrjes së Kroacisë në BE.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?