Kosova
Tregu i pakontrolluar i naftës në Kosovë
Ngriten dyshime për fiksim të çmimeve
Rritja e çmimeve të naftës dhe benzinës në Kosovë ka shënuar nivelin më të lartë në 20 vjetët e fundit, thonë zyrtarë nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës.
Sipas tyre, çmimet e naftës në Kosovë sillen nga 1.25 euro deri në 1.35 euro, ndërsa çmimet e benzinës nga 1.27 euro deri në 1.36 euro.
Brenda 3-4 muajve, këto çmime janë rritur për 20 deri në 25 centë.
Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, thotë se niveli i këtyre çmimeve varet nga përcaktimi i çmimeve të naftës dhe derivateve të saj nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), si dhe nga bursa ndërkombëtare.
Sipas tij, kur ka reduktim të prodhimit të naftës dhe derivateve të saj në tregjet botërore, atëherë edhe çmimet rriten.
Megjithatë, ai e vlerëson të çuditshëm hovin e fundit.
“Çdo ditë, gjatë tërë muajit janar dhe këtij muaji [shkurt], po ashtu në muajt dhjetor dhe nëntor [të vitit të kaluar] ka pasur vetëm rritje. S’ka pasur asnjëherë zbritje. Kjo është e çuditshme dhe kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Por, kjo është duke ndodhur për momentin. Çdo ditë kemi rritje 25 dollarë për tonë. Zbritje të çmimit ka pasur vetëm mbrëmë [më 7 shkurt] për një dollar më pak. Kjo nuk çon peshë fare”, thotë Berjani për Rel.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, në rritjen e çmimeve kanë ndikuar tensionet gjeopolitike dhe pabarazia në rritje midis ofertës dhe kërkesës.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës