Bota
Tregu i diamanteve në Belgjikë, në lulëzim
“Diamantet janë për gjithmonë”, është titulli i një prej filmave të James Bondit, i publikuar në vitin 1971, e ashtu shpreson edhe Vadim Veinig, i cili themeloi një kompani për shitjen e diamanteve në Antverp.
Globalizmi dhe teknologjia e re janë dy fuqi që po lënë shenjë në tregun e diamanteve, tha ai, duke shtuar se teknologjia po shkakton evolucion në industri shpesh të perceptuar si statike dhe jo të gatshme për ndryshime.
Veining është bashkëpronar i kompanisë “77 Diamonds”, shitës kryesisht online e që ka vetëm një ekspozitë në Londër. Kompaninë e themeloi bashkë me mikun e tij më të mirë.
Interneti i ka mundësuar kompanisë të shesë produkte në gjithë botën, pa investime të mëdha. Veinig tha se kompania shet produkte në mbi 70 shtete dhe se njerëzve u pëlqen blerja online, në mënyrë që pak ekspertë do të parashihnin. Në këtë mënyre kompanitë e vogla ia dolën që me lehtësi të depërtojnë në tregun ku garojnë me kompani të mëdha.
Deri në fund të shekullit XX tregu i diamanteve ishte i monopolizuar, i kontrolluar kryesisht nga kompania “De Beers”. Por sfidë mbetet mbyllja gjithnjë më e shpeshtë e minierave të diamanteve krahasuar me zbulimin e atyre të rejave.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih