Zhvillim
Tregtia me turqit fillon e mbaron me `dallaver` ?!
Sipas kryetarit të OEK, Safet Gërxhaliut janë pesë fjalë që karakterizojnë bashkëpunimin ekonomik të Kosovës me Turqinë: “E para është fjala dallaver, e dyta - ryshfet, e treta - xhymryk, e katërta - allashverish dhe e pesta - dallaver”, thotë Gërxhaliu
Sa i përket bashkëpunimit ekonomik me Turqinë ekspertët flasin për dominim të formës klasike të tregtisë, derisa shtetet në Ballkan, kanë nevojë për forma të avancuara të tregtisë – investime në prodhim dhe shtim të numrit të të punësuarve.
I pari i odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu thotë se ka vite që nuk ka qenë zyrtarisht në Turqi. “Nuk dua të shpenzoj kohë për turizëm. Ne na duhet një pragmatizëm dhe vet fakti që nuk kemi çka të ofrojmë për bizneset nga Turqia dhe ata janë të interesuar vetëm për tregti nuk e dij çka mund të bisedohet në këtë drejtim”, ka thënë Gërxhaliu.
Sipas tij, ajo që është më shqetësuese kur flitet në qarqe ekonomike për tregtinë mes Kosovës dhe Turqisë janë pesë fjalë që karakterizojnë bashkëpunimin ekonomik. “E para është fjala dallaver, e dyta – ryshfet, e treta – xhymryk, e katërta – allashverish dhe e pesta – dallaver”, thotë Gërxhaliu.
Nëse një bashkëpunim ekonomik bazohet në këto pesë fjalë që kanë “rrënjën” turke, atëherë ai thotë se definitivisht rruga që derivon nga ky bashkëpunim është dështimi.
“Nuk i bëhet nder Kosovës nëse paraja e gatshme eksportohet për blerjen e mallërave. Ne kemi nevojë për vende të reja pune, për përmirësim të bilancit të pagesave dhe për projekte që gjenerojnë efekte pozitive”, ka thënë i pari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.
Mbi 200 biznese turke në Kosovë
Oda Tregtare Kosovaro – Turke në mesin e rredh pesëdhjetë anëtarëve të saj, ka disa prej bizneseve më të mëdha që operojnë në Turqi dhe Kosovë. Bordi i Drejtorëve të Odës tregtare Kosovaro-Turke, përfaqësohet nga anëtarët e këtyre bizneseve që kanë fuqi ekonomike në Kosovë: TEB sh.a., Atlantik Group, BKT, İş Bank, KEDS, Kosova e Re, Limak, Marigona Residence, Newco Balkan, Turkish Airlines, Universal Food, Ziraat Bankası dhe Meridian Corporation.
Megjithëse në Kosovë, sipas zyrtarëve të kësaj ode kanë operuar në periudha të ndryshme mbi dyqind biznese turke, duhet të theksuar se vizioni i Odës Turko-Kosovare nuk ka qenë që të përfshijë në mesin e vet vetëm biznese turke, por edhe bizneset serioze kosovare që kanë për qëllim avancimin e marrëdhënieve tregtare mes Kosovës dhe Turqisë.
Pavarësisht asaj që thotë Gërxhaliu, për Arben Fetahun, Drejtor Ekzekutiv i Odës Kosovaro -Turke, pa u llogaritur investimet dhe ndihmat të cilat Turqia ia ka dhënë Kosovës në periudhën e pasluftës, investitorët privatë nga Turqia, vetëm në pesë vitet e fundit i kanë realizuar mbi 300 milionë investime të drejtpërdrejta në Kosovë. Këto investime siç precizon ai, janë bërë përmes Bankës Qendrore të Kosovës. Ndërsa falë këtyre investimeve janë punësuar mbi 7000 kosovarë.
Numri i të punësuarve në kompanitë turke, mund të duket i madh. Por, sipas njohësit të çështjeve ekonomike Ibrahim Rexhepi, kompanitë turke të prnaishme në Kosovë, kanë trashëguar numër të madh të punëtorëve në Aeroport dhe në distribucion. “Ndërkaq, në sektorët e tjerë nuk ka shumë të punësuar – janë katër banka, Ballkani në Suharekë (që ka dukshëm më pak punëtorë se në momentin e shitjes), apo disa fabrika të tjera të vogëla nga industria ushqimore”, thotë ai.
Bizneset turke, me pak të punësuar
Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, të gjitha bizneset e reja nga jashtë, të hapura në Kosovë gjatë vitit 2015 kanë 1 – 4 të punësuar. “Këtu qëndrojnë edhe kompanitë turke”, thotë Rexhepi.
Në anën tjetër, edhe burimet zyrtare në Kosovë ‘flasin’ për 335 milionë euro që kanë ardhur nga Turiqa nga viti 2008 e deri në fund të majit të vitit 2016.
Por, për statistikat që prezantojnë institucionet turke dhe ato kosovare, ka dilema i pari i odës kosovare të ekonomisë Safet Gërxhaliu. Ai thotë se nuk ka një harmonizim të dhënave qoftë për investime qoftë për tregti.
“Nëse pyesni institucionet e Kosovës thuhet se importohen nga Turqia 150 milionë euro mallëra. Nëse i pyesni institucionet turke sa është eksporti në Kosovë, sigurisht se do të jetë 250 deri në 300 milionë dollarë dhe e tëra kjo dëshmon se mungon një transparencë. Si duket shumë biznese nga Turqia i “fryejnë” fakturat e tyre për në Kosovë sepse marrin subvencione nga shteti turk për të qenë aktiv në tregun e Kosovës”, ka thënë Gërxhaliu.
Por, sipas Arben Fetahut nga bizneset që janë anëtare të Odës Turko – Kosovare, janë bërë investime në vlerë rreth 400 milionë euro në vit. “Në përgjithësi, këmbimi tregtar mes Kosovës dhe Turqisë arrin rëndom rreth 250 milionë euro në vit, ndërsa marrëdhëniet e përgjithshme ekonomike, shoqërore e familjare mes dy vendeve më së miri pasqyrohen nga disa fluturime që çdo ditë realizohen mes Prishtinës dhe dy aeroporteve të Stambollit”, thotë Fetahu nga Oda Turko – Kosovare.
(Nesër: Emocioni për “vëllazërinë” turke)
Të ngjashme
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve