Koronavirusi: çast pas çasti
Tre të vdekur nga koronavirusi në Maqedoni të Veriut
Ka arritur në tre numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për Alije Mustafa, 66 vjeçe nga fshati Ballancë i Zhupës. Ajo ishte pacientja e parë e cila së bashku me bashkëshortin e saj ishte prekur me COVID-19 në Itali, ndërsa me virusin ishin identifikuar pas kthimit nga shteti italian.
“E ndjera një kohë të gjatë ishte në aparate të frymëmarrjes artificiale. Përkundër të gjitha përpjekjeve të mjekëve dhe infermiereve me terapi intensive, për fat të keq sot ajo ndërroi jetë. Ishte e moshës 66 vjeçe dhe në dosjen e saj mjekësore qëndron se ka pas marrë terapi kronike kundër tensionit të lartë”, deklaroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, raporton REL.
Gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar edhe 29 raste të reja me COVID-19 duke e çuar numrin e të infektuarve në 177. Nga rastet e reja 20 janë regjistruar në Shkup, qytet i cili ka numrin më të lartë të të infektuarve. Tre raste të reja janë regjistruar edhe në Kumanovë, ku janë ndërmarrë masa shtesë nga frika e përhapjes së virusit.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se dy pjesëtarë të ushtrisë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Dy ushtarët, sipas ministrisë, ditëve të fundit kanë qenë në vetizolim pasi anëtarët e familjeve të tyre kanë dyshuar se ata kanë simptoma të COVID-19.
Qeveria të mërkurën miratoi vendimin për masa më rigoroze gjatë fundjavës. Ora policore do të vlejë nga ora 16:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit. Rregullorja e re vlen vetëm për ditën e shtunë dhe të diel.
Për shkak të përhapjes së koronavirusit, autoritetet në Maqedoni të Veriut kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë