Shqipëria
Tre shqiptarë të shpallur në kërkim ekstradohen në Itali
Policia e Shtetit në Shqipëri njoftoi se janë ekstraduar drejt Italisë tre shtetas shqiptarë, të kërkuar nga drejtësia italiane, për vepra të rënda penale.
Sipas njoftimit të Policisë, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë ekstradimi drejt Italisë i shtetasve: S. T., alias V. D., 50 vjeç, lindur në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi autoritetet gjyqësore italiane, më datë 09.03.2017, kanë lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër-arrest për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, përcjellë albinfo.ch
Po ashtu sipas njoftimit të Policisë, u bë ekstradimi i shtetasit, K. E., alias K. S. 47 vjeç, lindur në Krujë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Milanos, Itali e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg, për veprën penale “Vjedhja me armë”.
Ndërkohë, që gjithashtu u ekstradua edhe shtetasi R. K., 37 vjeç, lindur në Fier, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Brescias në Itali, më datë 19.01.2018, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër-arrest për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike ”.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, Itali, u bë i mundur arrestimi i tyre në Shqipëri duke u finalizuar më pas me ekstradimin e tyre drejt Italisë.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane? Kriteret strikte për marrjen e një pasaporte zvicerane do të thotë që një e pesta e...
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati