Uncategorized

Tre shqiptarë hetohen për 30 vjedhje të kryera

Sipas një komunikate të prokurorisë përgjegjëse ndaj dy prej tyre do të shqiptohen dënime prej dy respektivisht tre vjet e gjysmë burg

Nga tetori 2013 deri në prillin e vitit 2014 tre të rin shqiptarë të moshave 20 deri 26 vjeçare kanë kryer 30 vjedhje me thyerje në regjionin Seeland (brigjeve të liqenit të Biel/Bienne) të Kantonit të Bernës. Ata janë kapur në prill të vitit 2014 nga Policia e Kantonit të Bernës.

Dy prej tyre janë tashmë në vuajtje të dënimit dhe do t`i nënshtrohen një procedure të shkurtuar pasi që kanë pranuar veprën, shkruan 20minuten.ch. Sipas një komunikate të prokurorisë përgjegjëse ndaj dy prej tyre do të shqiptohen dënime prej dy respektivisht tre vjet e gjysmë burg, transmeton albinfo.ch

Banda e vjedhësve ka qenë aktive kryesisht në regjionin Seeland por edhe në Jura të Bernës dhe në Kantonet Jura, Solothurn dhe Zug.

Vlera e parave dhe gjësendeve të çmuara që kanë vjedhur ata llogaritet në rreth 180 mijë franga ndërsa vlera e dëmit të shkaktuar rreth 60 mijë franga.

Ndaj personit të tretë po zhvillohen hetime edhe për dyshimin se ka abuzuar me ndihma sociale.