CH-Ballkani

Tre shqiptarë arrestohen në Serbi për drogë

Shtetasit e arrestuar janë S.C., B.C. dhe I.C., të cilët janë dërguar në paraburgim për 48 orët e ardhshme, në pritje të ngritjes së akuzës penale të prodhimit dhe trafikimit të paligjshëm të lëndëve narkotike

Policia serbe ka bërë të ditur se ka ndalur përpjekjen për të trafikuar rreth 39.4 kg lënde narkotike në pikë-kalimin kufitar të Horgosit. Administrata doganore tha se lënda narkotike, që trafikantët u përpoqën ta kalonin përmes kufirit me Hungarinë, ishte me shumë gjasa e llojit heroinë, shkruan albinfo.ch.

 

Sasia e drogës është gjetur në një automjet tip “Nissan” me targa shqiptare, ndërsa me të udhëtonin tre shtetas shqiptarë me gjasë pjesëtarë të së njëjtës familje.

 

Shtetasit e arrestuar janë S.C., B.C. dhe I.C., të cilët janë dërguar në paraburgim për 48 orët e ardhshme, në pritje të ngritjes së akuzës penale të prodhimit dhe trafikimit të paligjshëm të lëndëve narkotike.

 

Sasia e drogës është gjetur e fshehur poshtë ulëseve të shoferit dhe të pasagjerit.

 

Sipas një deklarate, një total prej 47 pakosh me përmbajtje lënde narkotike ende të paidentifikuar, por të dyshuar si heroinë, u gjetën në makinë.