Lajme
Tri rregullat e reja gjatë udhëtimeve hyrëse për në Austri
“3 G-të: geimpft, getestet, genesen” (të vaksinuar, të testuar apo të shëruar) do të janë vendimtare pas 19 majit për udhëtime hyrëse për në Austri nga vendet e BE-së, por edhe nga vendet e treta, raporton albinfo.at
Jo vetëm gastronomia të rihapet nga 19 maj. Hyrja në Austri do të bëhet përsëri më e lehtë. Nga kjo kohë, kufizimet e udhëtimeve hyrëse për shumë vende të BE-së do të zbuten, ka njoftuar të hënën, ministri i Shëndetësisë, Wolfgang Mückstein. Ministri Mückstein i ka ndarë në tri kategori të shteteve:
Shtetet e sigurta
Nga shtetet me incidencë të ulët të infeksionit, pavarësisht nëse është një vend i BE-së ose një vend i tretë – do të jetë e mundur të udhëtoni për në Austri pa karantinë. Sidoqoftë, duhet të dëshmoni një test negativ të koronavirusit, një dëshmi të vaksinimit ose që jeni i shëruar nga infeksioni, shkruan albinfo.at.
Shtetet e rrezikuara
Nëse udhëtoni për në Austri nga një vend i BE-së ose një vend i tretë me incidencë të lartë të infeksionit, mund ta bëni këtë pa karantinë, vetëm nëse dëshmoni se jeni i vaksinuar apo i shëruar. Për ata persona që dëshmojnë vetëm testin negativ dhe vijnë nga një shtet që ka incidencë të lartë të infeksionit, duhet të zbatohet rregulli i karantinës i cili është në Austri: 10 ditë karantinë të rregullt, me mundësi që pas pesë ditësh, në rast të testit negativ të koronës, lirohet nga karantina.
Vendet me variantet e rrezikshme të virusit
Për vendet nga vijnë variantet e rrezikshme të virusit, rregulloret e hyrjes në Austri vazhdojnë të janë të rrepta dhe zbatohet rregulli me detyrim dhjetë ditorë në karantinë, pavarësisht nëse janë të testuar, vaksinuar apo të shëruar. Lehtësim për ta është, vetëm që testin mund ta bëjnë në ditën e pestë. Gjithsesi, të prekur aktualisht me variante të rrezikshme janë vetëm Afrika e Jugut, Brazili dhe India.
Në anën tjetër, duhet të theksohet se anasjelltas, për banorët e Austrisë ka ende kufizime hyrëse në shumë shtete të tjera. Në shumicën e atyre shteteve, në rastin e hyrjes, dëshmia e testit negativ të virusit është ende e detyrueshme.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës