Kosova
Tre persona ndërruan jetë nga koronavirusi në Kosovë
Njëri ka vdekur dje në orët e vona, kurse sot në mëngjes edhe dy persona të tjerë
Sot, QKUK ka njoftuar se dje në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacientja H.B. 1958 nga komuna e Prizrenit dhe sot në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti A.M. 1964 nga komuna e Rahovecit, të cilët veç infeksionit me Covid-19 kishin edhe sëmundje shoqëruese, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu, sot në orën 10:30, ka vdekur pacienti me inicialet H.K, viti i lindjes 1959 nga Prizreni, i cili është pranuar në Njësinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive ( NjIQMS) me datë 23.06.2020, si transfer nga Klinika e Pulmologjisë, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19.
Njoftimi:
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 26.06.2020, janë të hospitalizuar 101 raste.
Sot, nga klinika do të lirohen 16 raste, 13 raste Covid-19 pozitiv në gjendje stabile në vetizolim në shtëpi si dhe 3 të shëruar nga infeksioni me Covid -19.
44 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.
Dje, në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacientja H.B. 1958 nga komuna e Prizrenit dhe sot në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti A.M. 1964 nga komuna e Rahovecit, të cilët veç infeksionit me Covid-19 kishin edhe sëmundje shoqëruese.
Po ashtu, sot në orën 10:30, ka vdekur pacienti me inicialet H.K, viti i lindjes 1959 nga Prizreni, i cili është pranuar në Njësinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive ( NjIQMS) me datë 23.06.2020, si transfer nga Klinika e Pulmologjisë, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik