Integrimi

Tre gra shqiptare, kandidate për anëtare të Këshillit Bashkiak të Worcester në SHBA

Kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Tre gra shqiptaro-amerikane janë kandidate për anëtare të Këshillit Bashkiak të Worcester në shtetin Massachusetts, SHBA.

Dy gra shqiptare-amerikane po konkurrojnë për Këshillin Bashkiak Worcester: Donna Colorio dhe Etel Haxhiaj, përcjell albinfo.ch.

Nëse këshilltarja aktuale e qytetit Worcester, Konnie Lukes shkon për rizgjedhje, atëherë do të bëhen tre gra.

Kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të gjitha këto gra sjellin historinë e tyre, historinë familjare dhe opinionin politik në fushatë.

“Ne nxisim anëtarët e komunitetit tonë të mësojnë për qëndrimet e tyre mbi çështjet, përvojën personale dhe idetë e tyre për të bërë Worcester një vend më të mirë për të jetuar, punuar dhe bërë biznes. Fat i mirë për të gjithë!”, thuhet në njoftimin e Komunitetit Shqiptar në Worcester.