Futboll

Tre futbollistë shqiptarë mund të largohen nga Lazio

Drejtor sportiv i klubit është Igli Tare, i cili u kanë dhënë shumë hapësirë futbollistëve shqiptarë

Lazio me Igli Taren kishte më së shumti futbollistë shqiptarë në kampionatin italian.

Por, skuadra e kryeqytetit italian mund të mbetet pa futbollistë shqiptarë në edicionin e ri, përcjell albinfo.ch.

I pari që mund të largohet është Valon Berisha, i cili ka pasur disa lëndime dhe mund të rikthehet sërish në Austri te Salzburg.

Gjithashtu edhe Riza Durmishi nuk ka pasur shumë minuta, dhe gjatë verës mund të ndërrojë ambient.

Ai po kërkohet në Turqi, Spanjë e Francë dhe mund të largohet për shtatë milionë euro.

Thomas Strakosha kishte një edicion shumë të mirë dhe po kërkohet nga Arsenali dhe Neëcastle në Angli. Më herët ishte Tottenham Hotspur që po kërkonte shërbimet e portierit të Kombëtares shqiptare.