Futboll
Tre futbollistë që luajnë në Zvicër ftohen nga Kosova U-21
Bëhet fjalë për Arbenit Xhemajli, i cili luan në Xamax, Arian Kabashi në Sion dhe Dren Feka në Luzern
Përzgjedhësi i Kosovës U21, Rafet Prekazi ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, kundër Azerbajxhanit, që zhvillohet më 22 mars në orën 19:00 dhe kundër Gjermanisë, më 27 mars në orën 18:45.
Të dyja ndeshjet zhvillohen në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe përkrahja e “Dardanëve” për djelmoshat e Prekazit pritet të jetë e madhe.
Për këto dy ndeshje shumë të rëndësishme, Prekazi ka ftuar edhe tre futbollistë që luajnë në Zvicër.
Bëhet fjalë për Arbenit Xhemajli, i cili luan në Xamax, Arian Kabashi në Sion dhe Dren Feka në Luzern.
Ja lista e futbollistëve të ftuar nga Prekazi
- Visar Bekaj (FC PRISHTINA)
- Florjan Smakiqi (FC FERONIKELI)
- Mentor Boroci/Ardit Nika (FC HAJVALIA/FC RAMIZ SADIKU)
- Denis Haliti (FC DRITA)
- Kamer Krasniqi (Vfl OSNABRUCK)
- Ardian Ismajli (HNK HAJDUK SPLIT)
- Lirim Mema (FC EINTRACHT BRAUNSCHWEIG)
- Arbenit Xhemajli (FC XAMAX)
- Arian Kabashi (FC SION)
- Besfort Kolgeci (FC EINTRACHT BRAUNSCHWEIG)
- Albert Dabiqaj (FC FERONIKELI)
- Dren Feka (FC LUZERN)
- Kushtrim Shabani (FC LLAPI)
- Ylber Maloku (FC TREPÇA ’89)
- Florent Hasani (FC DIOSGYORI VTK)
- Muharrem Jashari (FC TREPÇA ’89)
- Roni Gashi (FC LIRIA)
- Rron Broja (FC SHKUPI)
- Valmir Sulejmani (HANNOVER ’96)
- Mendurim Hoti (FC FERONIKELI)
- Arbër Hoxha (FC PRISHTINA)
- Mirlind Daku (FC LLAPI)
- Meriton Korenica (FC LIRIA)
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave