Kosova
Tre boksierë nga Kosova, në Kampionatin Botëror në Beograd
Beogradi do të jetë nikoqir i Kampionatit Botëror të Boksit amator, në të cilin pritet të marrin pjesë rreth 650 garues, nga 105 shtete.
Në mesin e garuesve të aplikuar janë dhe tre boksierë nga Kosova, të cilët i ka përzgjedhur selektori Besim Brahimi që do të garojnë në tri kategori 54kg: Bashkim Bajoku, 63.5kg: Shpetim Bajoku dhe 71kg: Patriot Behrami.
Sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, tha se deri tani nuk ka ndonjë problem dhe presin trajtim të njëjtë me pjesëmarrësit e tjerë.
“Deri me tani nuk ka probleme me boksierët që shkojnë në kampionat dhe se presim trajtim të njëjtë si të gjithë pjesëmarrësit e tjerë. Ditë më parë kisha një telefonatë nga përfaqësuesi i AIBA-s (delegate kryesor i kampionatit) lidhur me akomodimin dhe ardhjen dhe deri tani gjithçka është në rregull. Të njëjtin trajtim e kërkojmë me të gjithë pjesëmarrësit dhe ekipet kombëtare, sepse jemi anëtarë të AIBA-s që nga viti 2013 dhe të barabartë. Në rast se nuk ndodh, ne do të tërhiqemi dhe nuk do të marrim pjesë në Kampionatin botëror në Beograd”, tha Demolli, transmeton EO, përcjell Albinfo.ch.
Boksierët kosovarë pas përgatitjeve bazike në Brezovicë, kanë vazhduar me përgatitjet taktiko-teknike dhe nga 6 tetori janë në përgatitje të përbashkëta deri më 22 tetor, kur do të udhëtojnë në Beograd.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën