Kosova
Tre avokatë zviceranë mbajtën seminar për trajtimin e kafshëve në Kosovë
Në këtë seminar, kontribut të veçantë dhanë avokatët zviceranë: Vanesa Gerritsen, Katerina Stoykova dhe Gieri Bolliger, që të tre të angazhuar në Fondacionin “Tier im Recht”, në Zvicër
Në Prishtinë, kohë më parë, u mbajt një seminar për trajtimin e kafshëve në Kosovë, iniciuar nga presidentja e Fondacionit “Straycoco.com”, Dr. Helen Wormser e në bashkëpunim me Fondacionin për të drejtat e kafshëve në Kosovë, që drejtohet nga Elza Ramadani.
Në këtë seminar, kontribut të veçantë dhanë avokatët zviceranë: Vanesa Gerritsen, Katerina Stoykova dhe Gieri Bolliger, që të tre të angazhuar në Fondacionin “Tier im Recht”, në Zvicër.
Vanesa Gerritsen
Për 7 vjet e gjysmë, Fondacioni StrayCoCo.com (në shërbim të qenve të rrugës) falë Presidentes Dr. Helen Wormser është aktiv në Kosovë, shkruan albinfo.ch. Fondacioni investon në infrastrukturën e përshtatshme në zonat rurale për trajtimin e kafshëve shtëpiake, në trajnimin e veterinerëve të kafshëve të mëdha në teknikat e tredhjes së kafshëve të vogla dhe në edukimin e fëmijëve. Katër veterinerët partnerë, aktualisht aktivë në Gjakovë, Skenderaj, Drenas dhe Vushtrri, ndjekin shkollat dhe trajnojnë veterinerë të rinj.
Kohë më parë dr. Wormser u emërua në bordin e “Civil Society House Kosovo” (https://fiqorg.com/en/projects/civil-society-house/), një organizatë që synon të ndihmojë qytetarët e vendit dhe organizatat joqeveritare, që zëri i tyre të dëgjohet më shumë.
Helen Wormser
Falë përvojës dhe marrëdhënieve të saj me Kosovën, si dhe rrjetëzimit në Zvicër, u mundësua që tre avokatë nga organizata e njohur dhe e respektuar “Tier im Recht” në Zvicër, të ftohen në Kosovë. atje, Fondacioni për të drejtat e kafshëve, së bashku me Akademinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë, më 19 maj 2022, organizuan një seminar për organet e rendit lidhur me abuzimin dhe keqtrajtimin e kafshëve. Në Zvicër këto vepra ndiqen penalisht dhe autorët dënohen.
Qëllimi i seminarit me prokurorë publikë kompetentë e shumë të interesuar, si dhe me një përfaqësim të policisë, ishte që, në të ardhmen, sipas nenit 346 të Kodit Penal të Kosovës, abuzimi me kafshët dhe ndotja e ushqimit dhe ujit për kafshët, të dënohet.
Ky seminar është i pari i këtij lloji dhe synon të njoftojë institucionet ligjzbatuese me konceptin e mizorisë ndaj kafshëve dhe të drejtave të kafshëve në përgjithësi, me qëllim të krijimit të një sistemi të ri me ndëshkime proporcionale dhe të qëndrueshme për rrezikimin e shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve.
Katerina Stoykova
Në bazë të dispozitave penale në fuqi, në Kosovë, trajnimi është fokusuar në metodat e identifikimit të abuzimit të të drejtave të kafshëve, hetimin e veprave penale për ndjekjen efektive të autorëve të krimit, pasi është e rëndësishme që ndjekja penale të shërbejë si një parandalues i mirë për ata që shkaktojnë dhimbje dhe vuajtje tek kafshët dhe gjithashtu është një mjet i rëndësishëm edukativ për t’i parandaluar kryerësit e veprave penale, që mos t’i përsërisin krimet e tyre në të ardhmen.
Gieri Bolliger
Seminari ishte një trajnim njëditor që u zhvillua nga Fondacioni “TIR” nga Zvicra, me ekspertë me përvojë të madhe në këtë fushë. “TIR” është krijuar për të forcuar dhe mbështetur institucionet ligjzbatuese në përgjegjësitë e tyre të zbatimit. “TIR” mbështet dhe promovon zhvillimin e mëtejshëm të ligjit dhe etikës për mbrojtjen e kafshëve dhe në marrëdhëniet midis njerëzve dhe kafshëve si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.
Institucionet kryesore të zbatimit të ligjit në Kosovë janë Policia e Kosovës, Prokuroritë Themelore dhe Gjykatat Themelore, shkruan albinfo.ch Këto institucione janë të ndara në shtatë (7) rajone të Kosovës dhe në seminar kanë marrë pjesë zyrtarë nga secili institucion dhe secili rajon.
Elza Ramadani
Shumë raporte tregojnë që jeta kriminale e shumë njerëzve fillon me keqtrajtim ndaj kafshëve, dhe nëse nuk parandalohen dhe dënohen për dhunë ndaj kafshëve, krimet do të vazhdojnë të kryhen.
Fondacioni për të drejtat e kafshëve në Kosovë falënderoi Fondacionin “StrayCoCo”, “TIR”, “PETA” në Gjermani, Fondacionin 2Stumme Brueder2” dhe “LAV”, për mbështetjen e këtij trajnimi, si dhe Akademinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë, për gatishmërinë për bashkëpunim në trajtimin e kësaj teme.
E-Diaspora
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra Një familje kosovare përshkruan një udhëtim të tmerrshëm nëpër Kroaci dhe Serbi, duke bërë thirrje për...
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra