Integrimi
Tre ambasadorët i japin mbështetje kryetarit të ri të LAPSH-it, Liburn Mehmetaj
Ambasadorët përgëzuan z.Mehmetaj për zgjedhjen e tij në krye të LAPSH dhe vlerësuan lartë vizionin e tij për të çuar përpara punën e LAPSH në Zvicër
Më 26.06.2021, ambasadori i RSH në Bernë, z. Ilir Gjoni, ai i RKS, z. Sami Ukelli dhe i RVM, Kenan Ramadani, patën një takim të frytshëm pune në Kuttingen të Aargaut me kryetarin e sapozgjedhur të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Zvicër (LAPSH), z. Liburn Mehmetaj, thuhet në një njoftim në faqen e Ambasadës së Shqipërisë në fb.
Ambasadorët përgëzuan z. Mehmetaj për zgjedhjen e tij në krye të LAPSH-it dhe vlerësuan lart vizionin e tij për të çuar përpara punën e LAPSH-it në Zvicër, duke ndjekur një qasje gjithëpërfshirëse, moderne e mentalitet të ri reformues si në drejtim ashtu dhe organizimin e shoqatës.
Ambasadorët po ashtu i shprehën z. Mehmetaj mbështetjen e plotë për të dhe kryesinë e re të LAPSH-it në përmbushje të funksionit të saj patriotik – mësimin e gjuhës, kulturës e historisë shqiptare ndër fëmijët në diasporë, përfundon njoftimi.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës