Bota

Traumat e luftës në Irak

Vdekja e vëllait ishte goditje fatale për familjen e Majidit, sidomos për prindërit e tij të moshuar dhe të birin e tij të vogël

Invadimi amerikan në Irak në vitin 2003 ka shkaktuar traumë të pashlyeshme ndaj shtetit dhe njerëzit ende po ballafaqohen me këtë, edhe 15 vjet pas. Qyteti Sadr, në verilindje të Bagdadit, ishte një prej rajoneve më të njohura të rezistencës së ashpër kur filloi okupimi amerikan. Majed dhe familja e tij irakiane jetuan në Sadr dhe shpesh ishin dëshmitarë të luftës. E një operacion ushtarak më 7 prill 2008 tragjikisht e zhyti familjen në luftë.

“Atë ditë, mjetet ushtarake amerikane erdhën nga ky drejtim. Ishte ora 21. Nuk kishte rrymë dhe shumë njerëz ishin jashtë. Papritur amerikanët filluan të gjuanin ndaj turmës, por rezistencë nuk kishte se askush s’ishte i armatosur. Ata askush s’i sulmoi”, deklaroi Majed.

Vdekja e vëllait ishte goditje fatale për familjen e Majidit, sidomos për prindërit e tij të moshuar dhe të birin e tij të vogël. Familja e Majidit nuk mori as kompensim, as falje nga ushtria amerikane, madje as hetim për sulm nuk pati. Lufta në Irak filloi në vitin 2003 dhe përfundoi në vitin 2011 me tërheqjen e forcave amerikane.