Futboll

Trashi përfundon në sulm, shihni vendosjen e Rejës ndaj Lituanisë

Kombëtarja shqiptare zbret në “Air Albania” mbrëmjen e sotme për të luajtur ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve kundër Lituanisë.

Kuqezinjtë vijnë pas një suksesi në Bjellorusi, por euphoria duhet lënë pas dhe përqendrimi është i gjithi te mbrëmja e sotme. Gjendja fizike e lojtarëve nuk është në nivelin e duhur për shkak të këtij sezoni të pazakontë dhe si rrjedhojë Reja e ka të domosdoshme të vijë me disa ndryshime në formacion, gjë të cilën e paralajmëroi edhe në konferencën për shtyp.

Kundër Lituanisë nuk do të ketë vend për dy golashënuesit e ndeshjes së parë, teksa si Cikalleshi ashtu edhe Bare nuk do të jenë në fushë nga minuta e parë. Manaj do të mbështetet në sulm nga Sadiku, ndërsa surpriza vjen me Trashin që këtë herë përfundon në vijën e parë të sulmit.

Ndërkohë talnenti Qazim Laçi do të debutojë për herë të parë me fanellën kuqezi, duke zënë vendi ne Keidi Bares. Vend në 11-shen zyrtare ka edhe për Mihajn, i cili shihet si një mbojtës me një të ardhme të madhe.

Formacionet zyrtare: