Kosova
Transportonte 31 emigrantë, në pranga 35-vjeçari nga Kosova
Transportonte 31 emigrantë kundrejt 900 eurove për person, në pranga 35-vjeçari nga Kosova
Raportohet se një 35-vjeçar me inicialet S.O është arrestuar ditën e sotme në autostradën Milot Morinë, apsi po transportonte 31 emigarntë drejt Kosovës me vlerën 900 euro për person, përcjell albinfo.ch.
Njësia e Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot – Morinë”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Lezhë, kanë organizuar menjëherë punën duke finalizuar operacionin policor të koduar “Rruga e gabuar”.
Si rezultat i këtij operacioni, në autostradën “Milot – Morinë”, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe ndaluar automjetin furgon, me drejtues shtetasin S. O., 35 vjeç, banues në Kosovë, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Pas kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 31 emigrantë nga vendet MENA, të cilët 35-vjeçari po i transportonte në mënyrë të kundërligjshme, kundrejt pagesës 900 euro për person.
Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të shtetasit S. O., shërbimet e Policisë gjetën edhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin transportoheshin emigrantët, 1 aparat celular, si dhe një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
530 milionë franga më shumë për forcat e armatosura të Zvicrës Mësohet se Komisioni Kombëtar i Financave ka gjykuar se deri në vitin e ardhshëm nevojiten mbi...
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër?
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë