Shqipëria
Transformimi i fshatrave turistike bregdetare
44 plazhe që gjenden në bregdetin shqiptar, janë pjesë përbërëse e 100 fshatrave që janë përzgjedhur në programin kombëtar për zhvillimin e agroturizmit
Qeveria shqiptare ka nisur tashmë mbështetjen e ekonomisë jobujqësore në të paktën 100 fshatra, të cilat janë pjesë e një programi multizhvillimor 4-vjeçar.
Në listën e fshatrave të përzgjedhur janë zona rurale që njihen tashmë si destinacione turistike, nga Dardha, Voskopoja, Razma, Boboshtica, për të vijuar më pas me fshatrat tipike turistike bregdetare në veri të vendit si Ishull-Lezhë, e më së shumti në jug të vendit që lagen nga deti Adriatik dhe Jon, siç janë Shënavlash, Zvërnec, Plloçë, Kaninë, Dhërmi/Vuno, Lukovë, Mesopotam, Himara, etj, shkruan “ATSH”.
Programi i “100 fshatrave” synon të koordinojë ndërhyrjet zhvillimore në hapësirën rurale të 100 fshatrave, sipas qasjes ndërsektoriale dhe me shumë aktorë, përcjell albinfo.ch.
Qasja e integruar për zhvillimin rural targeton objektiva të matshëm për zhvillimin e hapësirës rurale, nëpërmjet fokusit të qendërzuar të investimeve publike, atyre të donatorëve dhe investimeve private, në hapësirën e mirëpërcaktuar të 100 fshatrave, me potenciale të larta zhvillimi ekonomiko-social, agroturizmit dhe turizmit rural, natyrës dhe mjedisit si dhe të trashëgimisë kulturore, shtuar këtu edhe potencialet turistike bregdetare, për fshatrat që gjenden pranë plazheve të mrekullueshme shqiptare.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?