Kuriozitete

“Trajneri më i mirë” – zhvillon 221 sezone e fiton gati 700 trofe

Pak trajnerë të futbollit arrijnë të shijojnë ndjenjën e fitimit të një trofeu gjatë karrierës së tyre.

Gjithsesi, edhe sukseset e trajnerëve të mëdhenj si Pep Guardiola e Sir Alex Ferguson mbeten të dobëta në krahasim me fansin e video-lojës Football Manager, Michał Leniec, që ka thyer rekordin për më së shumti ndeshje të kësaj video-loje.

Duke e luajtur video-lojën e tij të famshme të lëshuar në nëntor të vitit 2015, fansi i Lech Poznanit të Polonisë ka luajtur 221 sezone në video-lojë dhe karakteri i tij në lojë është 258 vjeçar, transmeton Albinfo.ch.

Në realitet, Michal është 38-vjeçar, por dashuria e tij e madhe për lojën e ka çuar atë drejt fitimit të 680 trofeve.

Top divizionin në futbollin e Polonisë – 207

Kupën e Polonisë – 161

Superkupën e Polonisë – 184

Ligën e Kampionëve – 45

Superkupën e Evropës – 34

Kupën e botës për klube – 42

Kupën e Botës – 1 me Holandën

Kupën e Evropës – 2 me Holandën

Kupën e Konfederatave – 1 me Holandën

Ligën e Kombeve – 2, 1 me Spanjën dhe 1 me Anglinë

Kupën e Kombeve të Afrikës – 1 me Ganën

Në total, Michal ka luajtur 14381 lojë, duke fituar 10997 prej tyre dhe duke humbur vetëm 1720. Ai ka përqindje të fitoreve prej 76 për qindësh.

Të shtunën, më 2 dhjetor, Michal ishte duke garuar në sezonin 2237-2238.

Rekordi i deritashëm në Librin e Rekordeve “Guinness” ishte ai i Darren Blandit që kishte pasur 154 sezone në krye të Fiorentinës.