Futboll
Trajneri i Çekisë: Do të triumfojmë kundër Kosovës
Jaroslav Silhavy, trajneri i Kombëtares së Çekisë, është shprehur se nëse skuadra e tij vazhdon me paraqitje të ngjashme si kundër Malit të Zi, do të triumfojë kundër Kosovës në nëntor dhe do ta arrijë kualifikimin në EURO 2020.
Më 14 nëntor, në “Doosan Arena” do të jetë përballja mes Çekisë dhe Kosovës, e cila njëkohësisht do të jetë vendimtare për fatin e të dyja Kombëtareve në Grupin A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020.
Në tabelën e grupit A, Çekia radhitet në pozitën e dytë, me një pikë më shumë të fituar sesa Kosova, përderisa Anglia është lidere e grupit. Me fitore eventuale në përballjen e 14 nëntorit, Çekia do ta fitonte kualifikimin në EURO 2020, ndërsa Kosova do të duhej të tentonte edhe një herë përmes play-off-it të Ligës së Kombeve.
Çekia kishte siguruar fitore me rezultat 3:0 si mysafire në Mal të Zi në ndeshjen që u zhvillua në fillim të muajit shtator, ndërsa në tetor siguroi fitore të rëndësishme 2:1 kundër Anglisë, para se të mposhtej 3:2 nga Irlanda Veriore.
“Ndeshja kundër Kosovës do të jetë vendimtare. Nëse vazhdojmë me paraqitjen sikur ndaj Malit të Zi, besoj që ne do të arrijmë të kualifikohemi”, ka deklaruar Silhavy.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës