E-Diaspora

Tragjike në SHBA, një shqiptar digjet brenda shtëpisë

Një zjarr që përfshiu një shtëpi mëngjesin e së hënës i mori jetën një shqiptari në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ngjarja tragjike ndodhi në Hamtramck, në 2131 Cody Street. Aty ndodhej edhe një person tjetër.

Zjarrfikësit mësohet se i gjetën trupat e shkrumbuar në katin e parë të shtëpisë, raportojnë mediat shqiptare.

Ndërkohë fqinjët, duke folur për mediat lokale treguan se shtëpia ishte e braktisur dhe brenda saj jetonte prej të paktën dy vitesh një person i quajtur Tony, i cili sipas tyre ishte rreth 40 vjeç dhe me kombësi shqiptare.

Gjithnjë sipas fqinjëve, shqiptari ishte përpjekur që ta bënte vendin më të ngrohtë në pjesën e sipërme, në përpjekje për t’u përgatitur për stinën e dimrit, përcjell albinfo.ch.

Shtëpia mësohet se nuk kishte elektricitet apo sistem ngrohjeje.