Bota
Tragjedia në Xhenova, ‘i fut ethet’ gjithë Evropës
Pas asaj që ndodhi në Xhenova të Italisë, është ngritur alarmi dhe frika për gjendjen e infrastrukturës në gjithë Evropën me ekspertët që paralajmërojnë se disa ura të rëndësishme në kontinent janë në gjendje kritike.
Në Francë, ministrja e Transportit ka paralajmëruar se rrjeti i rrugëve është në gjendje kritik pas një studimi të kryer së fundmi nga qeveria franceze, sipas të cilit, një e treta e urave të vendit kanë nevojë për riparime dhe se 841 të tilla përbëjnë rrezik potencial, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Në Itali, rreth 300 ura janë në rrezik shembjeje, përfshirë edhe një urë afër agrixhentos në Sicili, projektuar nga i njëjti arkitekt që qëndron edhe pas urës së Xhenovas. Autoritetet siciliane kanë mbyllur strukturën për shkak të dëmtimit të kolonave.
Në Gjermani, një raport i hartuar nga Instituti Federal për Kërkime autostradale doli në përfundimin se 12.4 për qind e urave të vendit ishin në gjendje jo të mirë dhe vetëm 12.5 për qind konsideroheshin në gjendje të mirë. Shumë nga urat janë ndërtuar në vitet 60-70 dhe një trafik si ky i sotmi nuk ishte imagjinuar, transmeton Top Channel, përcjell Albinfo.ch.
Në Gjermaninë Lindore situata është më e mirë për shkak të punimeve të kryera në vitet 90 dhe 2000, pas ribashkimit. Në anën tjetër, në Holandë, ka shqetësime për gjendjen e urave që mirëmbahen nga autoritetet lokale, por ato nën kontroll qeveritar konsiderohet se janë në gjendje të mirë.
Frika i ka hyrë edhe qeverisë bullgare që ka vendosur të rinovojë më shumë se 200 ura e do ta bëjë këtë me kredi apo përmes buxhetit, me punimet që do të nisin njëkohësisht, pavarësisht se Bullgaria është shteti më i varfër i BE-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim