Lajme
Tragjedia në Gjermani, shqiptari vrau ish-gruan në sy të fëmijëve
Tragjedia e cila u raportua të ketë ndodhur 2 ditë më parë në Gjermani si autor ka një shqiptar me prejardhje nga Maqedonia e Veriut i cili vrau ish-gruan e tij me thikë në prani të tre fëmijëve të mitur.
Krimi raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Dortmundit.
Viktima, një 30-vjeçare shqiptare, ka humbur jetën pas disa goditjeve me thikë nga ish-bashkëshorti i saj 33-vjeçar.
Mediat rapoetojnë se fëmijët e çiftit, të moshave 3, 4 dhe 6 vjeç, kanë qenë dëshmitar të ngjarjes. Pasi e panë nënën e tyre të gjakosur ata kanë kërkuar ndihmë nga fqinjët, por fatkeqësisht gruaja nuk mundi të mbijetonte plagëve të marra të shkaktuar nga goditjet me thikë.
Pas kryerjes së krimit, autori ka tentuar të largohet drejt Maqedonisë, por është arrestuar nga policia gjermane në afërsi të Würzburg. Burri i cili njihej për dhunën e vazhdueshme që ka ushtruar ndaj viktimës po hetohet për vrasje me dashje. Sipas Bild gruaja ishte zhvendosur në apartamentin e ri në North Rhine-Westphalia në fund të tetorit.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në Rodos, ndërron jetë i riu shqiptar Një 34-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një...
-
Gzim Hasani, në jurinë për zgjedhjen e më të pasurve në kategorinë U30
-
Detaje të reja rreth vetëvrasjes së 33-vjeçarit në Hamburg
-
Elbenita Kajtazi shkëlqen në edicionin e 13-të të “ReMusica”
-
Salzburg: I riu nga Kosova zë vendin e dytë për piano
Jeta në Zvicër
-
Aksident fatal për 93-vjeçarin në Kantonin Glarus Sipas policisë kantonale Glarus, burri po udhëtonte me makinë në drejtim të Weissenberge (GL), mbi Matt,...
-
Zvicër: Mungesa e mjekëve çon në pritje të gjata për pacientët
-
Cilat pjesë të Cyrihut ofrojnë çmimet më të lira të qirasë?
-
Kur do të bie borë në Zvicër?
-
Migros merr vendim politik