Lajme

Tragjedia ajrore në Uashington, nxirren 40 trupa të pajetë nga lumi

Shefi i zjarrfikësve, John Donnelly, ka bërë të ditur se ekipi i tij ka vazhduar kërkimet intensive në lumë dhe se janë nxjerrë më shumë trupa, duke e çuar numrin total të viktimave në 40, përcjell albinfo.ch.

Ky informacion vjen pas një periudhe të gjatë kërkimesh dhe shpëtimi, pasi ekipet e zjarrfikësve dhe të tjerë profesionistë kanë punuar pa ndalur për të identifikuar dhe nxjerrë trupat e pajetë nga uji.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë dhe ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve të sigurisë dhe të forcave të shpëtimit nga e gjithë rajoni.

Ekipet e shpëtimit, përfshirë zjarrfikës, ushtarë dhe ekspertë të tjerë, kanë punuar në kushte shumë të vështira, duke u përballuar me  terren të rrezikshëm dhe kushte atmosferike të pafavorshme, si shi i vazhdueshëm dhe ujëra të turbullta që kanë penguar shpejtësinë e kërkimeve.

Sipas informacioneve të fundit, pasagjerët që ishin në bord të avionit ishin kryesisht udhëtarë nga disa shtete të ndryshme, duke përfshirë një grup turistësh dhe disa punonjës të kompanisë ajrore.