Shqipëria
Tragjedi familjare në Milano: Shqiptari qëllon me armë djalin e partneres
Një djalë 19-vjeçar është duke luftuar për jetën pasi është plagosur rëndë nga partneri i nënës, i cili është shqiptar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Milano, në Itali.
Sipas mediave i riu kishte ndërhyrë për të mbrojtur nënën e tij, e cila ishte dhunuar nga partneri i saj, 46-vjeçari me kombësi shqiptare.
46-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Ndërkohë 19-vjeçari, i cili u godit nga një plumb mes qafës dhe klavikulës, tashmë ndodhet i shtruar në repartin e kujdesit intensiv të spitalit Niguarda në Milano, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Tragjedia ndodhi rreth orës 3:40 të natës midis së shtunës dhe të dielës jashtë një ndërtese në numrin 41 të via XXV Aprile në Novate Milanese, një komunë me 20 mijë banorë në periferi veriore të Milanos.
Sipas mediave italiane 19-vjeçari dhe partnerja e nënës së tij, një grua ukrainase, janë përfshirë në një debat të dhunshëm. Më pas burri ka nxjerrë armën e tij , një Beretta e kalibrit 84, duke shpërthyer me një të shtënë në drejtim të djalit, i cili më kot u përpoq të dilte në rrugë për t’i shmangur plumbit.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër? Fundi i vitit është vetëm disa ditë larg, dhe për shumicën e njerëzve në Zvicër kjo...
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër