Lajme

Tragjedi e rëndë e familjes kosovare në Amerikë

Raportohet se një tragjedi e rëndë e një familje shqiptare ndodhi në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbrëmjen e 27 nëntorit, përcjell albinfo.ch.

Sipas raporteve te mediave shqiptare, burrë e grua nga Kosova, nga qyteti i Pejës, u gjetën të vrarë me armë zjarri, në rrethana dhe shkaqe akoma të panjohura.

Disa media njoftojnë se tragjedia ka goditur familjen Krasniqi nga Peja, kur morën lajmin e hidhur për vdekjen e djalit të tyre dhe bashkëshortes së tij.

Janë dëgjuar së paku gjashtë të shtëna të njëpasnjëshme, të cilat lanë të vdekur burrë e grua.

Vdekja e tyre është konstatuar në vendin e ngjarjes, por akoma nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë incident tragjik.