Lajme
Trafiku në Gotthard: 60 Këshilltarë Kombëtarë kërkojnë hapjen e rrugës alpine gjatë gjithë vitit

Me afrimin e Pashkëve, rrugët që çojnë drejt tunelit Gotthard pritet të përballen sërish me radhë të gjata dhe bllokime të trafikut. Në këtë kuadër, Këshilltari Kombëtar i SVP-së dhe sipërmarrësi i transportit, Benjamin Giezendanner, ka propozuar një masë të re për të zbutur problemin, duke kërkuar që rruga Gotthard Pass të mbetet e hapur gjatë gjithë vitit.
Mocioni, i mbështetur nga 60 deputetë të Parlamentit Federal, kërkon që rruga të mos mbyllet gjatë dimrit, siç ka ndodhur deri më tani. Për këtë, do të nevojitej ndërtimi i barrierave kundër ortekëve dhe mbulesave të pjesshme të rrugës, një projekt që, sipas “SonntagsZeitung”, do të kushtonte rreth 300 milionë franga zvicerane.
Kjo nismë vjen pas një rritjeje drastike të orëve të bllokimit të trafikut në tunelin Gotthard. Zyra Federale e Rrugëve (Astra) ka raportuar se, nga 600 orë bllokime trafiku në vitin 2012, ky numër është dyfishuar në nëntë vite dhe ka arritur në mbi 1800 orë në vitin 2022.
Propozimi i Giezendanner ka shkaktuar polemika, veçanërisht mes grupeve ambientaliste dhe mbrojtësve të Alpeve. Silvan Gnos, drejtor politik i organizatës Pro Alps (më parë Iniciativa Alpine), ka shprehur kundërshtimin e tij, duke e konsideruar këtë masë të dëmshme për transportin, klimën dhe politikën kushtetuese. Ai ka kujtuar se Iniciativa për Mbrojtjen e Alpeve, e miratuar nga populli në vitin 1994, ndalon rritjen e kapacitetit të transportit përmes Alpeve, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Austri: Arrestohet shqiptari 20-vjeçar me dy patenta shoferi false Te shtetasi shqiptar është gjetur një patentë shoferi e Shqipërisë, totalisht e falsifikuar dhe një tjetër,...
-
Arrestohet shqiptarja, ka rrëmbyer fëmijën e saj nga ish bashkëshorti
-
Blina Kurti fitoi tri medalje në Kampionatin e Xhudos në Gjenevë
-
Rama: Pas dy javësh do të takoj shqiptarët në Itali
-
Peri Koyuncu, atletja shqiptare që fitoi kampionatin e pestë të karatesë ‘UNILIG’
Jeta në Zvicër
-
Gjykata e Lartë e Cyrihut dënon 80-vjeçarin serb me 19 vite burg dhe ndalim hyrje në Zvicër Të martën, Gjykata e Lartë e Cyrihut shpalli fajtor për vrasje një 80-vjeçar nga Serbia. Pensionisti...
-
Çfarë do të përfitojë Zvicra nga pakti i BE-së për migracionin?
-
Lara Gut-Behrami shënon fitoren e tretë këtë dimër
-
Aeroporti i Gjenevës regjistron rritje në të ardhura në 2024
-
Blatter dhe Platini lirohen nga akuzat për korrupsion