Kultura
Tradita dhe veshjet shqiptare prezantohen edhe në Amerikë
Në Hartfort të shtetit Connecticut, SHBA, nga agjencioni “Bora Fashion” në prezencën e shumë bashkatdhetarëve dhe personaliteteve të njohura nga shteti i Connecticut, aty ku gërshetohet tradita dhe modernja, u prezantuan edhe traditat shqiptare.
17 veshje origjinale shqiptare, të ruajtura nder vite u prezantuan nga 17 djem dhe vajza shqiptarë që jetojnë në Amerikë. Gjithashtu u shfaq edhe një dokumentar kushtuar veshjeve tradicionale shqiptare të kreatores Bora Balaj, dhe u hap ekspozita ne fotografi nga libri i saj i titulluar “Veshjet tradicionale Shqiptare në Kosovë”, botuar në vitin 2009 nga klubi letrar “Gjon Nikoll Kazazi”. Ky libër pati një jehonë të madhe duke pasur mbi 30 promovime në mbarë botën.
Kreatorja Bora Balaj, ka thënë për “albinfo.ch” se ka qene e vështire gjetja dhe ruajtja e këtyre veshjeve ngase shumica e tyre janë djegur gjatë luftës së fundit. Gjithashtu Balaj premtoi se shumë shpejt do të mbahen edhe prezantime dhe sfilata të tjera në Amerikë.
Kujtojmë se kjo është sfilata e tretë e agjencionit “Bora Fashion” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas atyre në Michigan dhe Manhattan.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë