Të tjera
Toponimet ilire do të tregojnë mbi zhvillimin e gjuhës shqipe nga antikiteti deri më sot
Mes antikitetit dhe shekullit të 16-të si dëshmi kanë mbetur vetëm toponimet për sqarimin dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, shkruan “Der Standard”.
Si qyteti më i vjetër dhe më kulturor i Ballkanit është qyteti verior shqiptar Shkodra. Ndodhet buzë liqenit me të njëjtit emër Shkodër, që ndodhet në kufi mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, përcjell albinfo.ch.
Duke treguar për kalanë e Rozafës, artikulli austriak flet edhe për emrin e antik të qytetit “Scodra” – që tregon një lidhje historike gjuhësore, njëherësh edhe një argument i fuqishëm në diskutimin e vijimësisë së vendbanimeve shqiptare. Si duket historia antike shqiptare? Çfarë lidhje kanë emrat e vendbanimeve të Shqipërisë me vijimësinë e banimit nga antikiteti?
Ndikimi romak
Një shikim në histori tregon që data e themelimit të Scodra është e panjohur. Gjithsesi, përherë të parë ajo përmendet në shekullin e 4 p.e.s. dhe si kryeqendër e fisit ilir të labeatëve. Ilirët banonin në antikitet një rajon, që sot korrespondon me Shqipërinë. Ekspansioni romak solli luftime me ilirët, të cilët u mposhtën përfundimisht në 167 p.e.s. Prej atëherë Shqipëria dhe Scodra ranë nën ndikimin romak. Kjo vijoi deri në dyndjen e sllavëve në Ballkan në shekullin e 6-të.
Gjuha shqipe
Gjuha shqipe sot flitet në jugperëndim të Ballkanit, ndërsa e dokumentuar si gjuhë është nga mesi i shekullit të 16-të. Si ndodhi gjithë kjo humnerë nga antikiteti me kohën e re të gjuhës shqipe? Kjo është një çështje që ka futur në garë shkencëtarët e gjuhës. Gjuha shqipe është indo-europiane si ajo gjermane dhe latine. Si shembull merret numri tre ( gjermanisht: drei, latinisht: tres). Ky është një argument i vlefshëm për vijimisëinë e ilirëve me shqiptarët e sotëm.
Pra, për të rikonstruktuar gjuhën shqipe dhe ndryshimet e saj nga koha ilire, si mundësi mbetet shqyrtimi i toponimeve të vjetra si Scodra – që janë emra para ndikimit romak dhe huazime të gjuhëve të huaja si latinishtja. Por pyetja është sesa emra të tillë antikë ekzistojnë?
Historia e popullimit nga antikiteti
Historia e vendbanimeve shqiptare që janë të populluar në kontuinitet nga kohët e lashta po analizohen nga studiuesit historik austriak të institutit ÖAW. Ata do japin njohuri të reja për zhvillimin e gjuhës shqipe. Përveç toponimeve të vjetra, ata do analizojnë edhe ndryshimet gjuhësore gjatë viteve të dokumentuara. Pasi përveç toponimeve të vjetra në Shqipëri ka edhe shumë emra vendesh me origjinë sllave.
Ky studim do të tregojë gjithë emrat e vendeve të Shqipërisë, sesi janë vendosur dhe në cilën kohë. Qëllimi është, që historinë e banimit të Shqipërisë ta shikojë me metoda moderne dhe me studim kritik e metodik. Kjo veç ka ndodhur në shtetet tjera.
Të ngjashme
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
“Kërcimi i Tropojës”, zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare (Video) ...
-
Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra