Bota
Top qytetet më të mira për këmbësorët
Një studim ka vlerësuar gjithçka, nga reshjet dhe vendet pa makina, deri te rrugët për këmbësorët dhe sigurinë e përgjithshme
Me 1,475 miliardë automjete në botë dhe rreth 8,1 miliardë njerëz, ka afërsisht 182 makina për çdo 1000 njerëz.
Kjo do të thotë se ka një pjesë të konsiderueshme të njerëzve në botë që nuk mund të ngasin ose nuk kanë makinë.
Nëse jeni një nga ata njerëz, ose thjesht preferoni të lëvizni në një qytet në këmbë, në vend që të qëndroni pas timonit, atëherë lexoni më tej.
Sigurisht, shumë qytete në mbarë botën mburren me sisteme shumë eficiente të transportit publik, por nëse jeni në gjendje, mënyra më e mirë për të vizituar një vend është duke ecur.
Ju mund të përjetoni atmosferën, të shihni arkitekturën dhe ndoshta, të zbuloni disa pika të vogla, më pak të njohura, gjatë rrugës, shkruan shqip.al, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, disa qytete, janë vende shumë më të mira për të bërë shëtitje se të tjerët.
Për të na përcjellë nëpër opsionet, media që merret me studime krahasimore, Compare the Market AU, ka vlerësuar reshjet mesatare, numrin e rrugëve për këmbësorët, sigurinë, koston e transportit publik dhe zonat pa makina, për të parë se në cilat qytete mund të ecet më lehtë.
Me nivele të larta të sigurisë dhe 1.4 milionë km korsi për biçikleta, Mynihu u kurorëzua si qyteti fitues. Në vendin e dytë ishte Milano, i cili ka korsi biçikletash edhe më mbresëlënëse, prej 1.9 milionë km, dhe në vendin e tretë ishte Varshava, ku 74 % e popullsisë ka vetëm 1 km larg hapësira pa makina.
Evropa mbizotëron të gjithë kontinentet e tjera në këtë listë. Tokio është i vetmja qytet joevropiane, në vendin e gjashtë. Por, duke qenë se kryeqyteti japonez ka 264 rrugë për të ecur, sigurisht që ka fituar vendin e tij.
Më poshtë renditen dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët:
- Mynih
- Milano
- Varshavë
- Helsinki
- Parisi
- Tokio
- Madrid
- Oslo
- Kopenhagë
- Amsterdam
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind