Shkurt.ch

Top-menaxherët zviceranë po fitojnë më pak

Shefat e 20 ndërmarrjeve të Zvicrës kanë fituar 7.2 milionë franga mesatarisht në vitin 2011, përafërsisht njëjtë sikur vitin 2010

Megjithatë, një studim thotë të jetë rritur hendeku ndërmjet pagave të pesë menxherëve më mirë të paguar dhe pesë të atyre në fund të listës së 20 ndërmarrjeve zvicerane.

Kështu top-pesë menaxherët më të paguar kanë arritur të fitojnë 9.3 milionë, ndërsa pagat e shefave të 5 ndërmarrjeve të fundit të radhitura në këtë listë sollën në shtëpi të tyre vetëm 5.3 milionë franga.

Këtë e ka konstatuar të mërkurën një studim i bërë nga kompania këshilldhënëse “Price Waterhouse Coopers”.

Sipas studimit, kjo nga njëra anë paraqet një rritje 7.3 për qind, njëkohësisht edhe një rënie 5.4 për qind.

Në vitin 2007, në periudhën para krizës financiare, mesatarja e pagave e të gjithë 20 bosëve zviceranë kishte arritur në 9.3 milionë franga.